Aktivitetet > Artistet e rinj nje akcion > Tekst

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ekspozitë e përbashkët e artistëve të rinj nga Serbia dhe Kosova

 

10 në 12
Kemi kohë!

Hapja: 14 Shkurt 2018, ne ora 18:00, UK Parobrod, Kapetan Mishina 6a,
Beograd

 

 

 

 

 

Me këtë ekspozitë dëshirojmë që të mundësojmë daljen nga rrethi i varferisë kulturore, ndikimi negativ mediatik në qendrimet dhe pikëpamjet e të rinjve, duke rikthyer të drejtën e krijimit të një kulture të përbashkët të paqes dhe miqësise përmes bashkëpunimit të të rinjve artistë nga Kosova dhe Serbia.

Veprat e tyre artistike e “shkatërrojnë” në një fare mënyre figuren dhe perceptimin mbi “Njetrin” duke i dhënë hapësirë takimit me “të Ndryshmën”, në mes tjerash, për të treguar se sa është e lehtë që të thyhen konceptet e vjetërsuara të cilat nuk i shërbejnë pajtimit dhe bashkëpunimit të të dyja shoqërive, të cilat në shumicën e rasteve ndajnë probleme, ëndrra dhe shpresa të njëjta.

Me te hyrë në ambientin në të cilin do shpalosen frytet e krijuara nga këta artistë të rinj, publiku kontribon në “mundësinë e dialogut” dhe ndikimin e tij pozitiv në shoqëritë tona. Me daljen nga ky ambient, bëheni dëshmitarë dhe në të njëjtën kohë bartës të forcës të cilën miqësia dhe bashkëpunimi sjellin; në krijimin e diçkaje ndryshe, një realiteti paqësor dhe të dashur. Në të njëjtën kohë do ndaloni së qenit pjesë e ndikimit shoqëror dhe do zhvesheni nga lodhja që propaganda mbi “Tjetrin” sjell, ndryshimin e këndit të vëzhgimit të gjërave, jo më si armik.

Në vend të kësaj kemi kohë që të njihemi më mirë dhe cka është më e rëndesishmja të jetojmë dheë punojmë së bashku në kushte në të cilat nuk bëjnë që të harrojmë të kaluarën mirëpo në ato kushte në të cilat jemi të vendosur që së bashku të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur.

Ekspozita organizohet në kuadër të programit “Serbia and Kosovo: Intercultural Icebreakers” i cili qe nga viti 2014 drejtohet nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi.

 

 

 

 

 

Marrin pjese:

Teodora Saviç

Shpat Maloku

Vana Filipovski

Eni Pirana

Ana Novakoviç

Azem Deliu

Katarina Ilishkoviç

Flutur Mustafa

Ivan Diniç

Ilma Kitivojeviç

 

 

 

 

+ Shfaqja e filmit të animuar Q&A“ me regji të Nebojsha Petroviç, Izabela Mashiç dhe Demir Mekiç. Luajnë: Rade Obradoviç, Rajmonda Ahmetaj, Shqipe Gashi

++ Promovimi i eseve të artistëve të rinj

 

Ekspozita do jëtë e hapur nga data 14 deri 17 shkurt 2018 ne UK Parobrod, Kapetan Mishin 6a, Beograd.

 

14. shkurt, nga 18h deri 21h

15. shkurt, nga 15h deri 21h

16. shkurt, od 16h deri 20h

 

Shihemi!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Copyright * Helsinki Committee for Human Rights in Serbia - 2015

Web Design * ParadoXFactory