Lajme dhe shpalljet > Tekst

 

 

 

LAJME DHE SHPALLJET

 

 

 

 

 

Fillon "Muaji i Prishtinës në Beograd"

Alban Muhaxheri, Zëri ... 1 Qershor 2015

 

 

Konferenca e "Muajit të Prishtinës në Beograd", që është duke u mbajtur në kryeqytetin e Serbisë, respektivisht në "Media Centar Beograd" ka bërë hapjen zyrtare të saj. Me këtë rast, Jelena Dzombic, përfaqësuese e "Helsinki Comite for Human Rights in Serbia" tregoi disa detaje rreth këtij evenimenti kulturor. Sipas saj, Prishtina dhe Beogradi duhet te kenë bashkëpunim më të gjerë në fushën e kulturës.

Nga ana tjetër, producenti i filmit "Ballkoni", Bujar Kabashi tha se ky film i cili është shfaqur në 120 festivale ka arritur të marrë 24 çmime.

Koordinatori i këtij evenimenti, Granit Gashi u shpreh se, mardhëniet kulturore në mes të dy vendeve duhet të jenë më bashkëpunuese.

"Përveç marrëdhënieve të subjekteve ekonomike që janë shumë të forta në Kosovë dhe Serbi si dhe ato politike që janë të deklaruara të forcuara, Prishtina nuk i disponon informata të shumta për Beogradin në aspektin kukturor" ka thënë Gashi.

Vlen të theksohet se Muaji i kulturës kosovare në Beograd ka filluar sot dhe do të përfundoj më 30 qershor. Në këtë ngjarje synohet të bëhet prezantimi i kulturës kosovare pranë qytetarëve të Beogradit.

 

 

 

 

 

 

 

Në vitin 2015, program është financuar nga Bashkimi Europian në bazë të Pëkrahjes për Shoqërinë Civile 2013.
Në vitin 2016, programi financohet nga Robert Bosch Stiftung GmbH.
Përmbajtjet e të gjitha thirrjeve/njoftimeve për shtyp/video materialeve janë përgjegjësi e vetme
e autorit/organizatës dhe në asnjë mënyreë nuk pasqyrojnë pikëpamjet e Bashkimit Europian ose
të Robert Bosch Stiftung GmbH.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Copyright * Helsinki Committee for Human Rights in Serbia - 2015

Web Design * ParadoXFactory