Rreth programit

 

 

 

RRETH PROGRAMIT

 

 

 

 

 

Rreth programit

 

 

"Serbia dhe Kosova: kultura pa kufinjë" është program i Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi. Përmes këtij programi të shkëmbimit kulturor dëshirojnë të kontribojmë në rikthimin e raporteve të krijuara më herët dhe në krijimin e rrjeteve të reja të të rinjëve, të grupeve akademike dhe artistike, të mediave dhe të shoqërisë civile nga Beogradi dhe Prishtina.

 

Dëshirojmë t’i kontribojmë rikrijimit të dialogut kulturor në mes të Serbisë dhe Kosovës më qëllim të:

Përkrahjes së zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit në mes të Beogradit dhe Prishtinës;

Promovimit të aktiviteteve të përbashkëta të të rinjëve, komunitetit akademik, mediave dhe shoqërisë civile nga Serbia dhe Kosova;

Thyerjes së stereotipeve dhe paragjykimeve të cilat ekzistojnë në të dy shoqëritë përmes ndërlidhjes së akterëve nga jeta artistike dhe kulturore, duke krijuar hapësirë për dialog dhe shkëmbim të të rinjëve nga Kosova dhe Serbia;

Promovimit mediatik të procesit të pajtimit dhe normalizimti të marrëdhënieve, si një prej hapave kryesor në procesin e integrimit europian.

 

Përmes përkrahjes së organizatave të ndryshme partnere dhe donatorëve inicojmë dhe organizojmë aktivitete të ndryshme siç janë seminarët dhe vizitat studimore për artistet/ët e reja/rinjë nga Serbia dhe Kosova; ngjarje kulturore siç janë festivali “Një muaj Prishtine në Beograd” ku të rinjtë nga Kosova kanë mundësi që t’i prezantohen publikut në Serbi, si dhe “Një muaj Beogradi në Prishtinë” ku regjisorët, shkrimtarët, piktorët, muzikantët dhe artistët tjerë të rinjë nga Serbia paraqesin punimet e tyre para publikut dhe kolegëve në Kosovë; fushata të përbashkëta dhe aksione të artistëve të rinjë; ngjarje të veçanta kulturore dhe artistike, dhe të tjera.

Kjo faqe interneti paraqet hapësirë për promovimin e të gjitha aktiviteteve në kuadër të këtij programi, në mënyrë që sa më tepër njerëz të kuptojnë për iniciativën tonë dhe të jenë prezent në ngjarje. Gjithashtu, këtu paraqesim lajme në lidhje me programin tonë, mbi programet tjera artistike dhe bashëkpunimin kulturor në mes të dy shoqërive, si dhe mbi marrëdhëniet kulturore dhe artistike serbo-shqiptare. Në fund, përmes këtyre faqeve dëshirojmë t’i mundësojmë artisteve/ëve të reja/rinjë dhe punonjesve/ësve artistik/e nga Serbia dhe Kosova që të afirmohen dhe të promovojnë punimet e veta, që të lidhjen me artistet/ët tjera në regjion dhe të vazhdojnë të inicojnë aktivitete të ngjashme.

 

 

 

 

 

 

 

Në vitin 2015, program është financuar nga Bashkimi Europian në bazë të Pëkrahjes për Shoqërinë Civile 2013.
Në vitin 2016, programi financohet nga Robert Bosch Stiftung GmbH.
Përmbajtjet e të gjitha thirrjeve/njoftimeve për shtyp/video materialeve janë përgjegjësi e vetme
e autorit/organizatës dhe në asnjë mënyreë nuk pasqyrojnë pikëpamjet e Bashkimit Europian ose
të Robert Bosch Stiftung GmbH.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Copyright * Helsinki Committee for Human Rights in Serbia - 2015

Web Design * ParadoXFactory