Lajme dhe shpalljet > Tekst

 

 

 

LAJME DHE SHPALLJET

 

 

 

 

 

Historia e një djali nga Bosnja nis “Muajin e Beogradit në Prishtinë”

Sarandë Selimi ... 2015-08-26

 

 

Por këtu ishte vetëm fillimi, pasi që vështirësitë për djalin dhe kujdestarin që morri përsipër ta mësonte të fliste e të ecte vazhduan edhe shumë vite të tjera.

Një fëmijë i vetëm në mal, i rritur në mesin e kafshëve, vetëm fiziku i tij tregonte se është njeri ndërkaq sjelljet e tij ishin komplet të një qeni mjaft të rrezikshëm. Dy gjuetarë të cilët ndodheshin në atë mal vranë një qen, ku rastisi të ishte qeni me të cilin u rrit ai fëmijë në mal, kështu gjuetarët morën qenin e vrarë bashkë me djalin të cilin e dërguan në një shtëpi korrektuese. Me mjaft vështirësi e pastruan djalin e vogël, i prenë flokët, thonjtë, e veshën edhe pse me mjaft rezistencë që kështu të paktën të bëhej tamam njeri. Por këtu ishte vetëm fillimi, pasi që vështirësitë për djalin dhe kujdestarin që morri përsipër ta mësonte të fliste e të ecte vazhduan edhe shumë vite të tjera.

“Nicije dete”, ishte filmi me regji dhe skenar të Vuk Rsumovic i cili u prezantua sot në kinemanë ABC duke nisur kështu festivalin “Muaji i Beogradit në Prishtinë”, ku filmi fliste për një kohë mjaft të vështirë e që thumbi i tij kryesor ishte tek lufta në Bosnjë e Hercegovinë, pasi që djali i gjetur në një mal të Bosnjës nga gjuetarët serb u dërgua në Beograd, e fatkeqësitë për të nuk kishin të ndalur pasi që të gjithë ata që i donte i humbi.

Pasi që djali tanimë fliste dhe ecte, ai mori rrugën duke mos ditur se nga po shkon, ku rastësisht hasi në një furgon të ushtarëve të cilët ndaluan dhe e pyeten se si quhej, djali iu tha Haris, kështu ata thanë se ti je njëri nga ne dhe e morën me vete.

Personazhi kryesor i këtij filmi, loja e të cilit të bënte ta përjetosh ngjarjen ishte aktori Denis Muric nga Kosova, përkatësisht nga komuna e Zveqanit, ndërsa në kastën e aktorëve përpos Muric ishin edhe Pavle Cemerikic, Isidora Jankovic, Milos Timotijevic...

Ndërkohë “Muaji i Beogradit në Prishtinë”, do të zgjasë deri me 16 shtator duke na sjellë kështu organizime të ndryshme, ndërsa qëllimi kryesor i tij është vënia e bashkëpunimit në mes artistëve të Kosovës dhe të Serbisë.

 

 

 

 

 

 

 

Në vitin 2015, program është financuar nga Bashkimi Europian në bazë të Pëkrahjes për Shoqërinë Civile 2013.
Në vitin 2016, programi financohet nga Robert Bosch Stiftung GmbH.
Përmbajtjet e të gjitha thirrjeve/njoftimeve për shtyp/video materialeve janë përgjegjësi e vetme
e autorit/organizatës dhe në asnjë mënyreë nuk pasqyrojnë pikëpamjet e Bashkimit Europian ose
të Robert Bosch Stiftung GmbH.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Copyright * Helsinki Committee for Human Rights in Serbia - 2015

Web Design * ParadoXFactory