Lajme dhe shpalljet > Tekst

 

 

 

LAJME DHE SHPALLJET

 

 

 

 

 

Kultura thyen barrierat –
Kosovë dhe Serbi

Danas, Barazia ... 9.12.2016.

“Duke njohur kulturën e një shoqërie tjetër, zbulohet e vërteta të cilën njerëzit e fshehin, shkaku i arsyeve politike, dhe po për këtë shkak krijohen mure mes popujve” – tha për gazetën Danas në Beograd, Trëndelinë Halili, studente e filmit dhe televizionit, në Akademinë e Arteve në Prishtinë.

Ideja e “Helsinki committee for Human Rights” është të kontribojë në ndërtimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, përmes kulturës dhe programit “Serbia and Kosovo: Intercultural Icebreakers”, por, gjithashtu të inspirojë të krijojë grupe të aktivistëve të rinjë, akademikëve dhe artistëve, mediave dhe shoqërisë civile.

 

 

 

 

Deri më tani, më tepër se 200 artistë të rinjë kanë marrë pjesë në këto seminare, ligjërata, punëtori dhe ngjarje kulturore. Gjatë programit, ata vizitojnë Fakultetet e Arteve, institutet e ndryshme kulturore, muzetë e ndryshme, ngjarjet kulturore dhe festivalet. Me këtë shkak, ata kanë mundësinë të njohin njëri – tjetrin më mirë, të ndjekin ligjërata nga profesionistët më të mirë, prej të dyja shoqërive – tha për “Danas” Jelena Dzombic, koordinatore e programit Helsinki Committee for Human Rights në Serbi, menjëherë pasi përfundoi vizita dy anëshe e të rinjëve nga Serbia dhe Kosova.

Sipas Jelenes, shumica e këtyre të rinjëve, të cilët morën pjesë në këtë program, po vizitonin për herë të parë këto qytete.

Është vlerë shumë e rëndësishme e këtij program, i cili mundëson që artistët e rinjë të njohin më mirë njëri – tjetrin, të shkëmbejnë ide dhe të mendojnë për bashkëpunime në të ardhmen. Marrëdhëniet përmes kulturës nisin duke reprezentuar kulturën, nga perspektiva e Tjetrit. Maria Vargas Ljosa ka thënë: “ Gjëja më e rëndësishmë që unë kam mësuar, është se kultura nuk ka nevojë të mbrohet nga policia apo byrokracia e njerëzve, të izolohet dhe të krijojë barriera…por, të jetojë dhe të dijë të jetë e fortë. Kultura duhet të jetë e lirë, e ekspozuar vazhdimisht kundrejt kulturave tjera, në mënyrë që të pasurohet, të zhvillohet, dhe të kontribojë në zhvillimin e jetës… – Tha Jelena Dzombic për magazine “Danas”.

Për Dejan Krstic, student i vitit të fundit në Pikturë, Brenda Akademisë së Arteve në Novi Sad, pjesëmarrës në këtë program, ka rezultuar, siç e shpjegon ai, në një ndryshim radikal në mënyrën se ai ai e kupton dhe pranon marrëdhënien mes dy kulturave të ndryshme.

Koncepti i gjerë I ekspozimit, bashkëveprimi direkt dhe diskutimet rreth ideve tona, problemet që na rrethojne, i kanë kontribuar thelbit të kësaj lidhje që kemi krijuar, dhe njohjen se kush qëndron në anën tjetër, përballë nesh, jashtë kufirit.. Përvoja që mora nga ky seminar, përmes bashkëveprimit me kolegët nga Kosova, dhe përmes ligjëratave treguan ndikimin e tyre në bashkëveprimin mes dy kulturave në mënyrën më kreative të mundshme, korrekte, ku poashtu, u zgjua dëshira për bashkëveprime të mëtutjeshme, dhe zhvillimin e ideve që na lidhin ne të dyjave si shoqëri në shikim të parë, por që në ralitet janë dy botë komplet të ndryshme. Arti është diçka që ka fuqinë të lidhë njerëzit, t’i edukojë ata dhe të mos njohë kufinjë, është mjeti ideal për të thyer stetereotipet dhe ndjenjat negative në shoqëri, të cilat kërkojnë kohë të gjatë për të ndryshuar – ndau eksperiencën e tij Dejan Krstic për magazinën “Danas”.

Trëndelina Halili, studente e Filmit dhe Televizionit, në Akademinë e Arteve në Prishtinë, ka pohuar për magazinën “Danas”, se problem i ndërveprimit kulturor është zakonisht mënyra jo e duhur e interpretimit të mesazhit.

Mungesa e njohurive dhe e informacionit rreth kulturës së tjetrit, mund të na çojë në një situatë të pakëndshme, ku si pasojë, problemi merr kahje të rrezikshme. Kjo është edhe një nga problematikat që ndodhë me Kosovën dhe Serbinë. Mendoj se duke njohur kulturën e një shoqërie tjetër, zbulohet e vërteta të cilën njerëzit e fshehin, shkaku i arsyeve politike, dhe po për këtë shkak krijojnë mure mes popujve. Ky program, mendoj se po kontribon që sado pak, t’i thyejë këto mure, dhe të na çojë, në një drejtim të ri paqësor. – Përfundoi Trëndelinë Halili për magazinën tonë.

 

 

 

 

 

 

 

Në vitin 2015, program është financuar nga Bashkimi Europian në bazë të Pëkrahjes për Shoqërinë Civile 2013.
Në vitin 2016, programi financohet nga Robert Bosch Stiftung GmbH.
Përmbajtjet e të gjitha thirrjeve/njoftimeve për shtyp/video materialeve janë përgjegjësi e vetme
e autorit/organizatës dhe në asnjë mënyreë nuk pasqyrojnë pikëpamjet e Bashkimit Europian ose
të Robert Bosch Stiftung GmbH.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Copyright * Helsinki Committee for Human Rights in Serbia - 2015

Web Design * ParadoXFactory