Aktivitetet > Nje muaj i Beogradit ne Prishtine > Tekst

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ana Curcin - Koncert në Prishtinë

16. shtator 2015.

 

 

Koncerti i Ana Curcin në Prishtinë ishte ngjarja e fundit të Muajit të Beogradit në Prishtinë. Komiteti i Halsinkit për të Drejtat e Njeriut në Sërbi dhe LIberal Democratic Centre Kosovë ju falenderojnë për pjesmarrjen ne këto ngjarje kuilturore.

Ana Ćurčin është kantautore e re nga Beogradi dhe njëra prej “përfaqësuesve më të mirë të skenës Amerikana” në Ballkan. Në aspektin muzikor sillet në zhanret e Indie-rock dhe folkut amerikan, por me ndikime të shumta të tjera të cilat i kombinon në mënyrë specifike, duke krijuar formë autentike të zërit. Bënë muzikë aktive që nga dhjetori i vitit 2012, kurse pas koncerteve të suksesshme në Serbi, vendet e rajonit dhe koncertit të madh në sallën e Dom omladine në Beograd në nëntor 2013, ka pasuar turneu evropian (Austri, Itali, Zvicër, Rusi) së bashku me frontmenin e grupit Stay Dogg, Dušan Strajnić. Ana gjatë vitit 2014 është shfaqur në festivalin prestigjioz Waves Festival në Vienë, sikurse është në Tvornica kulture në Zagreb, e cila ka qenë mysafire speciale e kantautorës së sensibilitetit të ngjashëm Lovely Quinces, kurse në vitin 2015 para tribunave të mbushura plot të Shtëpisë së Kulturës në Qytetin Studenti në Beograd. Në janar të këtij viti e ka realizuar sezonin e ri të koncerteve në Studio 6 legjendar në Beograd në të cilin i ka prezantuar këngët e reja dhe ka paralajmëruar alumin e parë në studio i cili është në fazën përfundimtare të miksimit dhe i cili do t’i prezantohet dëgjuesve në fund të verës. Me këtë rast e ka prezantuar edhe bendin e ri, i cili, përpos saj, përbëhet edhe nga Goran Antović (klaviaturë), Marko Cvetković (bas) i Blagoje Nedeljković/Goran Grubišić (tupana). Veçse e ka përfunduar një mini turne në Mal të Zi, ku ka vizituar katër vende: Podgoricën, Budvën, Nikshiqin dhe Herceg Novin.

 

 

Galeri

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në vitin 2015, program është financuar nga Bashkimi Europian në bazë të Pëkrahjes për Shoqërinë Civile 2013.
Në vitin 2016, programi financohet nga Robert Bosch Stiftung GmbH.
Përmbajtjet e të gjitha thirrjeve/njoftimeve për shtyp/video materialeve janë përgjegjësi e vetme
e autorit/organizatës dhe në asnjë mënyreë nuk pasqyrojnë pikëpamjet e Bashkimit Europian ose
të Robert Bosch Stiftung GmbH.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Copyright * Helsinki Committee for Human Rights in Serbia - 2015

Web Design * ParadoXFactory