Aktivitetet > Nje muaj i Pristhines ne Beograd > Tekst

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Thirrje për aplikim mbi pjesmarrjen në ekspozitën e “Muaji i Prishtinës në Beograd”

“Serbija dhe Kosova: Thyerja e akullit ndërkulturor”

 

Ekspozita e parë 9 – 15, Qershor 2015. Beograd, Sërbi

Ekspozita e dytë 18 – 25, Qershor 2015. Beograd, Sërbi

 

 

 

 

 

“Serbija dhe Kosova: kultura pa kufi” është një program i Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut, që implementohet në bashkëpunim me Qendrën Liberale Demokrate me bazë në Prishtinë. Programi financohet nga delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi. Përmes këtij programi të shkëmbimit kulturor ne deshirojmë që të kontribuojmë në ripërtërirjen e marrëdhënieve të vendosura më herët dhe krijimin e komunikimeve të reja në mes të rinjve, akademikëve, grupeve të artistëve, mediave dhe të shoqërisë civile nga Beogradi dhe Prishtina.

Ideja është që pjesëmarrësve në këto dy ekspozita 6 (gjashtë) ditore të ju ofrohet mundësia për të shfaqur punën e tyre, si dhe për të diskutuar për temat në vijim: Kultura e të drejtave të njeriut, multikultularizmi, zgjedhje e konflikteve përmes artit dhe kulturës popullore, arti si mjet për ndryshimet në shoqëri, kultura e rezistencë dhe të tjera.

 

a) Ekspozita e parë (09 – 15 Qershor) do mbulojë fushat e artit si:

Pikturë

Skulpturë

Grafikë

Dizajn

 

b) Ekspozita e dytë (18 -25 Qershor) do të mbulojë fushat e artit si:

Artet Konceptuale

Multimedia (fotografi, video performance, video etj.)

 

Të gjitha shpenzimet, duke perfshirë qëndrimin, udhëtimin dhe pagesën për shfaqje mbulohen nga organizatorët.

 

 

 

 

 

Kriteret për pjesmarrje;

a ) CV / Resume

b) Letër motivimi e shkurtër (300 fjalë, në Anglisht)

c) Kontaktet (numër telefoni, adrese, email, ueb sajt – nëse ka)

 

Këto të dhëna I dërgoni në: kosova.serbia2015@gmail.com

 

Afati i fundit për aplikim: 11.05.2015

 

Nëse keni çfarëdo pyetje ju lutem kontaktoni në numrin 049 433 395 ose 044 810 308. Përsoni kontaktues është Granit Gashi.

 

 

 

 

 

 

 

Në vitin 2015, program është financuar nga Bashkimi Europian në bazë të Pëkrahjes për Shoqërinë Civile 2013.
Në vitin 2016, programi financohet nga Robert Bosch Stiftung GmbH.
Përmbajtjet e të gjitha thirrjeve/njoftimeve për shtyp/video materialeve janë përgjegjësi e vetme
e autorit/organizatës dhe në asnjë mënyreë nuk pasqyrojnë pikëpamjet e Bashkimit Europian ose
të Robert Bosch Stiftung GmbH.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Copyright * Helsinki Committee for Human Rights in Serbia - 2015

Web Design * ParadoXFactory