Aktivitetet > Seminaret > Tekst

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Thirrje për aplikimi për seminar
“Serbia dhe Kosova: Thyerja e Akullit Ndërkulturor”

Seminari i parë 27. - 31. Mars 2015. Beograd, Serbi

Seminari i dytë 31. mars - 4. Pril 2015. Prishtinë, Kosovë

 

 

 

 

 

“Serbia dhe Kosova: Thyerja e Akullit Ndërkulturor” është një program i Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut, që implementohet në bashkëpunim me Qendrën Liberale Demokrate me bazë në Prishtinë. Programi financohet nga delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi. Përmes këtij programi të shkëmbimit kulturor ne deshirojmë që të kontribuojmë në ripërtërirjen e marrëdhënieve të vendosura më herët dhe krijimin e komunikimeve të reja në mes të rinjve, akademikëve, grupeve të artistëve, mediave dhe të shoqërisë civile nga Beogradi dhe Prishtina.

Programi do të filloj me seminar që do të mbledhin 25 të rinj dhe të reja (për seminar) nga Kosova dhe Serbija të cilët janë aktiv në fushën e artit dhe kulturës. Seminari i parë do të mbahet në Beograd dhe do të zgjasë 5 ditë.Ndërsa seminari i dytë që do të zgjasë poashtu 5 ditë do të filloj me 31 mars në Prishtinë. Ideja është që pjesëmarrësve në seminar të ju ofrohet mundësia për të diskutuar për temat në vijim: Kultura e të drejtave të njeriut, multikultularizmi, zgjedhje e konflikteve përmes artit dhe kulturës popullore, arti si mjet për ndryshimet në shoqëri, kultura e rezistencë dhe të tjera.

Përveç diskutimit të këtyre temave, pjesëmarrësit do të marrin pjesë edhe në punëtori të cilat janë të dizajnuara për të planifikuar aktivitetet të përbashkëta/kampanja (si për shembull: shfaqje të shkurtëra, filma, eskpozita etj.) me qëllim të promovimit të respektit, mirëkuptimit dhe tolerancës. Pjesëmmarësit duhet që ti realizojnë këto aktivitete gjatë vitit, dhe për këtë do ta kenë përkrahjen tonë logjistike, financiare dhe të përgjithshme. Në këtë mënyrë projekti mëton që ti afirmoj artistët e rinj nga të dyja vendet, të cilët përmes ideve dhe punës së përbashkët do të kontribuojnë në thyerjen e paragjykimeve dhe stereotipeve, dhe do të ndikojnë në zgjerimin e marrëdhëineve të mirë fqinjësore në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë seminarit pjesëmarrësit do të kene mundësinë që të vizitojnë institucione dhe organizata të ndryshme në Beograd dhe Prishtinë me qëllim të njohtimit të tyre me aktivitetet dhe programte e deritanishme me temen e kulturës serbo-shqiptare. Poashtu, pjesëmarrësit do të vizitojne ngjarje të ndryshme kulturore në Beograd dhe Prishtinë që kanë gjasë të ndodhin gjatë kohës së vizitave.

Seminarët janë vetëm njëri aktivitet i programit “Serbia dhe Kosova: Thyerja e Akullit Ndërkulturor”. Do të ketë edhe mundësi të tjera për prezantimin e punës së artistëve edhe në kuadër të “Muaji i Prishtinës në Beogradu”. Pas kësaj do të vazhdojmë me “Muaji i Beogradit në Prishtinë” ku do të ketë regjisor, letrar,piktor muzikant dhe artist të tjerë që do të prezantojnë punët e tyre para kolegëve dhe publikut të gjërë. Do të mundohemi që të gjitha këto ngjarje, në kontekstin medial, të prezantohen në mënyren më të mirë.

 

 

 

 

 

Profil i pjesëmarrësve/për seminar

Seminarët janë të planifkuar për të rinjtë nga Serbija dhe Kosova që:

I kanë 18 deri 30 vjet;

Janë aktiv në fushën e kulturës dhe artit;

Janë studentë apo të diplomuar nga Fakulteti i arteve, kulturologjisë, fakulteti filozofik, (historia e artit) ose nga fusha të ngjajshme (sociologji dhe të tjera)

Janë të motivuar që të fitojnë njohuri në temen e kuluturës së rezistencës, multikulturalizmi, kultura e të drejtave të njeriut dhe të tjera.

Janë të motivuar që të krijojnë rrjete dhe punë të reja me kolegët dhe koleget nga Kosova dhe Serbia

Kanë njohuri të gjuhës angleze.

 

 

 

 

 

Seminari i parë: Data: 27 – 31. Mars 2015. Vendi: Beograd, Serbi

Seminari i dytë: Datat: 31. mars – 4. Pril 2015. Vendi: Prishtinë, Kosovë

 

 

Aplikacioni për të dy seminari mund ta merrni këtu .

 

 

Nëse aplikoni nga Serbia, formularin e mbushur e dërgoni në serbia.kosovo.2015@gmail.com

Nëse aplikoni nga Kosova, aplikacionin e plotësuar e dërgoni në kosova.serbia2015@gmail.com

Në subject të emailit e shkruani se për cilin seminar jeni duke aplikuar (Seminari në Beograd/Seminar në Prishtinë).

 

Afati i fundit për aplikim:  20. mars 2015. Deri në ora 12

 

Pjesëmarrja në seminar është pa pagesë, dhe të gjitha shpenzimet e rrugës,ushqimit, fjetjes, ligjeratave dhe të gjitha shpenzimet në vizitat nëpër institucione dhe ngjarje kulturore do të mbulohen nga ana e organizatorit.

Për shkak të njohtimit, dhe krijimit të projekteve të përbashkëta është e domosdoshme njohja e gjuhës angleze. Poashtu, pjesëmarrësit do të kenë aktivitetet gjatë tërë ditës, kështu që pjesëmmarrja me orar të plotë është e domosdoshme Nëse keni çfarëdo pyetje ju lutem kontaktoni në numrin 049 433 395. Përsoni kontaktues është Granit Gashi.

 

 

 

 

 

 

 

Në vitin 2015, program është financuar nga Bashkimi Europian në bazë të Pëkrahjes për Shoqërinë Civile 2013.
Në vitin 2016, programi financohet nga Robert Bosch Stiftung GmbH.
Përmbajtjet e të gjitha thirrjeve/njoftimeve për shtyp/video materialeve janë përgjegjësi e vetme
e autorit/organizatës dhe në asnjë mënyreë nuk pasqyrojnë pikëpamjet e Bashkimit Europian ose
të Robert Bosch Stiftung GmbH.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Copyright * Helsinki Committee for Human Rights in Serbia - 2015

Web Design * ParadoXFactory