Aktivitetet > Seminaret > Tekst

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Seminar “Serbia dhe Kosova: Thyerja e akullit ndërkulturor”

Prishtine, Mars 31 - Prill 4, 2015

 

 

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Sërbi dhe partneri i saj në Prishtinë, Qendra Liberale Demokratike, organizuan seminarin e titulluar ‘Sërbia dhe Kosova: Thyerja e akullit ndërkulturor’ nga 31 Marsi deri me 4 Prill në Prishtine. Të rinj nga Kosova dhe Sërbia, aktiv dhe të interesuar në kulturë dhe art, kaluan pesë ditë kreative duke punuar, zunën miq të rinj dhe shkëmbyen përvoja dhe njohuri mbi shoqërinë dhe kulturën e tyre.

Vijuesit kan pasur rastin të dëgjojnë ligjërimin e ligjëruesve dhe eksertëve me përvojë të madhe në lëminë e kulurës dhe artit. Ashtu që ditën e parë të seminarit regjisori, shkrimtari dhe kolumnisti Zlatko Pakovic ka ligjëruar “Kah teatri dialekik” ku ka folur mes tjerash për angazhimin krtik të teatrit, si mjet shoqëror për realizimin e publicitetit dhe botëkuptimit publik, për teatrin dilektik i cila rishqyrton gjithcka që shoqëria imponon si jo diskutabile, dhe rishqyrton gjithcka që kryesisht konsiderohet si shumë e njohur, si metodë për zbulimin e së vërtetës së fshehur të shoqërisë, etj.

Gjatë ditës së pare, shkrimtari Sasha Ilic mbajti një leksion mbi "Letërsinë e botëve të ndara – Shkëmnbimet Kulturore si ndërtues të Paqes (Kosovë / Serbi)" duke adresuar historinë e shoqërive të ndara, zhvillimet kulturore dhe politike që nga fillimi i viteve '80 deri më sot, kulturën dhe politikën e mohimit, rrugët për bashkëpunim në art dhe kulturë, posaçërisht në skenën letrare, si dhe për rëndësinë e shkëmbimeve kulturore. "Komunikimi kriohet përmes kulturës dhe artit. Është e nevojshme për të treguar atë lloj të madh të lirisë në komunikim dhe kësisoji për të lejuar rrjedhjen e informacionit në tregime të cilat edhe e ndryshojnë veten tonë, dhe me anë të ndryshimit tonë ne mund të bëjmë ndryshime në shoqërinë në të cilën jetojmë", tha ai ndër të tjera.

Regjisori dhe gazetari investigativ Birol Urcan trajtoi temën ‘’Kultura dhe Arti ne shoqëri te hapur dhe të mbyllur”, ndërsa socio-antropologia Eli Krasniqi, ndau ligjeratën e titulluar “Tjetri, Pop Kultura dhe Puna e Memories” që kanë të bëjnë me stereotipet, kujtesën kolektive, produktet kulturore dhe të artit, etj.

Përveç ligjëratave artistë të rinj ndjekën seminaret e mbajtura nga sociologu Demir Mekiç dhe psikolog Tamara Tomasevic. Gjatë punëtorive ata krijuan grupe mbi ndërtimin e fushatave kreative për respekt të ndërsjellë, mirëkuptimit dhe tolerances, të cilat edhe do dalin në skenë në periudhën në vazhdim. Në këtë mënyrë, programi ndihmon promovimin e artistëve të rinj nga të dy shoqëritë, të cilët do të punojnë së bashku për të thyer paragjykimet dhe stereotipet, dhe kështu të promovojnë marrëdhënie të mira në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Pjesëmarrësit në seminar gjithashtu vizituan institucione dhe organizatat të ndryshme kulturore në Prishtinë në mënyrë që të mësojnë më shumë rreth programeve kulturore dhe artistike në marrëdhëniet serbo-shqiptare.

Ata vizituan Muzeun Etnografik në Prishtinë, dhe Qendrën e Artit Modern "Stacioni" ku edhe paten mundësinë për të folur me artistit Alban Muja. Më pas kemi vizituar edhe Iniciativën për Historinë Orale të Kosovës, ku regjisorja Kaltrina Krasniqi ka paraqitur metodën dhe modelin e krijuar, si dhe punët e tjera të iniciativës së tyre.

Përvec kësaj, ata përjetuan edhe disa nga evenimentet kulturore në Prishtinë, si festivali internacional I muzicientëve të rinj – DAM Festival.

Një nga pjesmarrëset, Sonja Radakovic, studente e arteve të bukura në Beograd thotë: “Seminari “Serbia and Kosova: Thyerja e akullit ndërkulturor” ishte një mundësi shumë e mire për mua ta vizitoj Kosovën dhe Prishtinën për herën e parë, të takohem me Shqipëtar nga Kosova. Unë jam e kënaqur që takimi ynë është udhëhequr nga ideja e miqësisë dhe bashkëpunimit të ndërsjellë në kuadër të kontekstit kulturor dhe artistik. Përveç që kemi kaluar kohë vërtetë të mirë me të gjithë pjesëmarrësit, kjo ishte edhe një kënaqësi e madhe për të përmbushur të gjithën me mësime nga lektorë të ndryshm, prezantime të të cilëve më kanë inkurajuar mua për të menduar dhe për të inicuar idenë e veprimit tonë të ri të përbashkët. Unë jam shumë e intereuar të punuar dhe për të zbatuar projektin tonë të re si në Beograd dhe Prishtinë, në mënyrë për të thyer paragjykimet e krijuara nga marrëdhënieve politike serbo-shqiptare të këqija.”

Edin Alija, student i Fakultertit të Arteve në Prishtinë, thotë, "Unë përjetova shumë argëtim. Kam takuar njerëz të zgjuar dhe kreativ me të cilët dhe diskutuan kryesisht idetë që me të vërtetë përbëjnë rëndësi për mua. Ligjëratat ishin gjë fantastike. Unë mund të them se pas përfundimit të punëtorive kam fituar një horizont më të gjerë të pikës së pikëpamjeve, kryesisht artistike dhe filozofike.”

Qëllimi i përgjithshëm i programit është të kontribuojë për rinovimin e mardhënjeve dhe për të krijuar lidhje të reja mes të rinjve, komunitetit akademik dhe artistik, medieve dhe shoqërisë civile nga Beogradi dhe Prishtina, duke nxitur kështu dialogun ndërkulturor, pajtimin dhe procesin e normalizimit.

Programi realizohet me asistencën e Bashkimit Evropian nën Mbështetjen e Shoqërisë Civile të 2013.

 

 

Galeri

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në vitin 2015, program është financuar nga Bashkimi Europian në bazë të Pëkrahjes për Shoqërinë Civile 2013.
Në vitin 2016, programi financohet nga Robert Bosch Stiftung GmbH.
Përmbajtjet e të gjitha thirrjeve/njoftimeve për shtyp/video materialeve janë përgjegjësi e vetme
e autorit/organizatës dhe në asnjë mënyreë nuk pasqyrojnë pikëpamjet e Bashkimit Europian ose
të Robert Bosch Stiftung GmbH.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Copyright * Helsinki Committee for Human Rights in Serbia - 2015

Web Design * ParadoXFactory