Aktivitetet > Seminaret > Tekst

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Thirrja për Aplikim
“Serbia dhe Kosova: Thyerja e akullit ndërkulturor”

Seminari i parë: 7-11 Gusht 2015, Beograd, Serbi

Seminari i dytë: 13-17Gusht 2015, Prizren, Kosovë

 

 

 

 

 

The project “Serbia and Kosovo: Intercultural Icebreakers” është project i zhvilluar dhe implementuar nga Komiteti I Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Sërbi dhe organizata partnere Qendra Liberal Demokrate në Kosovë. Me shkëmbim kulturor ne synojmë të promovojmë dhe krijojmë lidhje të reja mes të rinjve dhe ti forcojmë ato të vjetra, duke bërë bashkë grupe akademike dhe artistike, media dhe organizata të shoqërisë civile nga Beogradi dhe Prishtina.

Në Gusht ne do të organizojmë dy seminare verore që do të sjellin së bashku 25 të rinje (në seminar), të përfshirë aktivisht në jetën kulturore dhe artistike nga Serbia dhe Kosova. Dy seminare nga pesë ditë secila do të zhvillohen në Beograd dhe Prizren. Të interesuarit mund të aplikojnë vetëm për një seminar.

Përveç ligjëratave për pjesëmarrësit do të organizohen punëtori ku ata do të kenë një mundësi për të ndërtuar projekte të përbashkëta nga Arti / kampanja dhe fushata që kanë për qëllim për të promovuar respektin, mirëkuptimin dhe tolerancën.

Ata do të pajisen me ndihmë dhe mbështetje të nevojshme logjistike dhe financiare. Përveç kësaj ata do të vizitojnë institucionet relevante dhe organizatat në Beograd dhe Prizren, në mënyrë që të njihen me kulturën dhe skenën e artit në këto vende. Organizatorë do mundësojnë vizita në pika dhe ngjarje kulturore, të tilla si Dokufest në Prizren.

Këto seminare janë vetëm një pjesë e programit "Serbia dhe Kosova: Thyerja e akullit ndërkulturor".

Dy seminare të ngjashme janë implementuar tashmë nga artistët e rinj nga Kosova dhe Sërbia, të cilat punë i ekspozuan në Beograd më Qershor gjatë festivalit "Muaji i Prishtinës në Beograd".

Gjatë vjeshtës do të jetë "Muaji i Beogradit në Prishtinë", ku regjisorët e rinj serbë, piktorë, shkrimtarë, muzikantët dhe artistë të tjerë do të prezantojnë punimet e tyre për audiencën kosovare.

 

 

 

 

 

Nëse jeni nga Sërbia dhe Kosova:

Mosha 18-30;

Aktivisht të përfshirë në jetën e artit dhe kulturë

Student apo te diplomuar nga Universitati I Arteve , Studime Kulturore, Fakulteti Filozofik ose të ngjajshme (Sociologji, Albanologji, etj)

Motivuar për të mësuar në lidhje me tema të tilla si: të drejtat e njeriut, multikulturalizmit, pajtimit përmes artit dhe pop kulturës, artit si një mjet për ndryshime shoqërore, kulturën e rezistencës, etj.

Të gatshëm për të bashkëpunuar dhe për të krijuar me kolegë nga Serbia / Kosova

Zotësia në Anglisht

 

 

 

 

 

Të gjitha shpenzimet janë të mbuluara nga organizata (udhëtimi, ushqimi, akomodimi, materialet e punës dhe vizitat)

Në seminar do të sigurohet përkthim simultan (shqip-serbisht-shqip), por zotësia në gjuhën angleze është e nevojshme për zbatimin e projekteve të ardhshme të përbashkëta. Pjesëmarrësit janë të detyruar të marrin pjesë në të gjitha aktivitetet e seminarit.

 

 

Aplikacioni për të dy seminari mund ta merrni këtu .

 

 

Nëse aplikoni nga Sërbia, ju lutem dërgoni aplikacionin në këte email:
serbia.kosovo.2015@gmail.com

Nëse aplikoni nga Kosova, ju lutem dërgoni aplikacionin në këte email:
kosova.serbia2015@gmail.com

 

 

Dita e fundit e aplikimit:  1 Gusht 2015 Mesnate

 

 

 

 

 

 

 

 

Në vitin 2015, program është financuar nga Bashkimi Europian në bazë të Pëkrahjes për Shoqërinë Civile 2013.
Në vitin 2016, programi financohet nga Robert Bosch Stiftung GmbH.
Përmbajtjet e të gjitha thirrjeve/njoftimeve për shtyp/video materialeve janë përgjegjësi e vetme
e autorit/organizatës dhe në asnjë mënyreë nuk pasqyrojnë pikëpamjet e Bashkimit Europian ose
të Robert Bosch Stiftung GmbH.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Copyright * Helsinki Committee for Human Rights in Serbia - 2015

Web Design * ParadoXFactory